Kancelari gjerman, Olaf Scholz, është zotuar të hënën të ashpërsojë ligjet dhe të shtojë deportimet e azilkërkuesve të refuzuar.
Scholzi e bëri zotimin gjatë një vizite në Solingen, qytetin në perëndim të Gjermanisë, ku të premten u vranë tre persona nga një ekstremist i dyshuar islamik nga Siria, raporton AP.
Scholz, duke folur pasi vendosi lule në një memorial të improvizuar në Solingen, tha se ishte "i zemëruar" për sulmin, në të cilin u plagosën tetë persona të tjerë.
I dyshuari u dorëzua në polici të shtunën në mbrëmje, një ditë pas sulmit në një festival që shënonte 650 vjetorin e qytetit.
Prokurorët federalë thanë të dielën se ai po vepronte sipas besimeve të grupit të Shtetit Islamik, kur i goditi viktimat e tij me thikë nga pas në qafë dhe në pjesën e sipërme të trupit.
Kërkesa për azil e 26-vjeçarit ishte refuzuar dhe ai pritej të deportohej vitin e kaluar në Bullgari, ku hyri për herë të parë në Bashkimin Evropian.
Deportimi i tij nuk ndodhi kurrë sepse ai u zhduk për një kohë, sipas raporteve të mediave gjermane.
Edhe
Scholz zotohet të forcojë rregullat e dëbimit të imigrantëve
Kjo ka ringjallur kritikat ndaj qeverisë për migrimin dhe deportimin.
"Ne duhet të bëjmë gjithçka për të siguruar që gjëra të tilla të mos ndodhin kurrë në vendin tonë, nëse është e mundur”, ka thënë Scholz për sulmin.
Scholzi ka theksuar gjithashtu se kishte pasur një rritje prej 30% të dëbimeve këtë vit, duke shtuar se po shikohej nga afër mundësia se si mund të kontribuohet në rritjen e këtyre shifrave edhe më tej.
-
Merzi paralajmëron deportimin e sirianëve: S’kanë më arsye për azil në Gjermani
-
Gjermania do të lehtësojë shpalljen “të sigurta” për disa vende prej nga vijnë azilkërkuesit
-
Del para gjyqit i dyshuari për sulmin në Solingen të Gjermanisë që la tre të vdekur
-
Gjermania zgjat edhe për gjashtë muaj kontrollet kufitare