Kancelari gjerman, Olaf Scholz, iu ka kërkuar partive kryesore që t'i përjashtojnë ekstremistët e djathtë pasi rezultatet preliminare treguan se Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë (AfD), doli në krye në zgjedhjet shtetërore, ka raportuar TheGuardian.
AfD-ja doli e para në Turingia me 32.8 për qind të votave dhe e dyta në Saksoni me 30.6 për qind. Scholz këto rezultate i quajti të hidhura dhe shqetësuese.
“Vendi ynë nuk mund dhe nuk duhet të mësohet me këtë. AfD-ja po e dëmton Gjermaninë, po e dobëson ekonominë, po e ndan shoqërinë dhe po e shkatërron reputacionin e vendit tonë”, ka thënë Scholz.
Ndërsa, bashkëdrejtuesja e partisë së ekstremit të djathtë, Alice Weidel, ka thënë se ky është sukses historik.
“Është sukses historik për ne. Është hera e parë që ne bëhemi forca më e fortë në zgjedhjet shtetërore”, ka deklaruar ajo.
Rezultatet në Saksoni dhe në Turingi konsiderohen katastrofike për qeverinë federale të Scholzit.
-
AfD-ja bën thirrje për zgjedhje të reja në Gjermani
-
Për herë të parë, e djathta ekstreme prin në Gjermani
-
Partitë refuzojnë koalicionin me AfD-në pavarësisht se doli e dyta në zgjedhje
-
Socialdemokratët i shmangen të djathtës ekstreme në votimet në Brandenburg
-
Mbahen zgjedhjet në Brandenburg të Gjermanisë, AfD-ja drejt fitores