Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se propozimi i presidentit rus, Vladimir Putin, për paqe nuk është serioz.
Putini ka thënë të premten se Ukraina duhet t’i tërheq trupat nga zonat e aneksuara dhe të heq dorë nga ambiciet për anëtarësim në NATO nëse do armëpushim.
Kancelari gjerman ka thënë se Putini është deklaruar me synimin për ta shpërqendruar vëmendjen nga samiti në Zvicër.
“Secili e di se ky propozim nuk është menduar seriozisht, por kishte të bënte diçka me konferencën e paqes në Zvicër”, ka thënë ai, raportoi The Guardian.
Dhjetëra liderë botërorë janë mbledhur në Zvicër të shtunën në përpjekje për ta gjetur një mënyrë për t’i dhënë fund luftës mbi dyvjeçare në Ukrainë.
-
S’duhet të ketë paqe të imponuar në Ukrainë, thotë Scholzi
-
Scholz flet me Zelenskyn pas bisedës me Putinin, i ofron mbështetjen e Gjermanisë
-
Scholzi u përgjigjet kritikave ndaj telefonatës me Putinin
-
Scholzi i kërkon Putinit t’i nisë bisedimet me Ukrainën
-
Baerbock: Putini nuk do ta diskutojë paqen në Ukrainë me Scholzin