Presidenti rus, Vladimir Putin nuk është i gatshëm të flasë me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, mbi temën e ndërmjetësimit të paqes në Ukrainë, ka thënë Ministrja e Jashtme e Gjermanisë,Annalena Baerbock, të premten.
“Ukraina nuk është e gatshme për paqe”, ka thënë Baerbock në Berlin, ku presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky pritet të takohet të premten me Scholzin.
Duke folur para ministrit të Jashtëm të Sllovakisë, Baerbocku e ka kritikuar Putinin për refuzimin e propozimeve për bisedime të paqes, raporton Reuters.
“Ai refuzon ta pranojë paqen dhe çdo ditë dërgon një sinjal tjetër në favor të luftës dhe shkatërrimit. Këto ditë, ai as nuk është i gatshëm të flasë me kancelarin gjerman në telefon”, ka thënë ajo.
-
Kremlini: Putini s’ka marrë ftesë për pjesëmarrje në bisedimet e G7-s me Zelenskyn
-
Putini “nuk sheh arsye” për ta takuar Zelenskyn
-
Zelensky thotë se Evropa duhet të zgjedhë negociator për bisedime të mundshme me Rusinë
-
Putini do që Schroder të jetë ndërmjetës në bisedime Rusi-BE për Ukrainën, Gjermania skeptike
-
Kallas: Rusia nuk do që të angazhohet në dialog për fundin e luftës