Senati italian ia ka hequr imunitetin liderit të Ligës, Matteo Salvinit, duke i hapur rrugë procesit ndaj tij në aferën e ndalimit të hyrjes së migrantëve, që mbetën të ngujuar në det, gjatë kohës sa ishte ministër i Brendshëm.
Gjykata në Palermo e akuzon Salvinin se në gushtin e 2019-s, si ministër i Brendshëm, ai e kishte ndaluar hyrjen e më shumë se 80 migrantëve nga anija humanitare, “Open Arm”, e bllokuar në Sicili.
Pas heqjes së imunitetit, Salvini, po qe se shpallet fajtor, mund të dënohet me 15 vjet burg.
“Jam krenar që e mbrojta Italinë dhe sërish do ta bëja. Mashtrohen ata që mendojmë se më kanë frikësuar me këtë proces politik”, ka porositur Salvini.
Artikuj të ngjashëm
-
Salvinit i hiqet imuniteti – mund të dënohet me 15 vjet burg
-
Prokuroria italiane kërkon 6 vjet burgim për ish-ministrin e Brendshëm
-
Ndaloi zbarkimin e emigrantëve, i hiqet imuniteti liderit të ekstremit të djathtë në Itali, Mateo Salvini
-
Salvini i Italisë dyshohet për kidnapim emigrantësh
-
Hetime penale ndaj Matteo Salvinit, liderit të Partisë Lidhja e Veriut në Itali