Kaosi në Libi, pas ofensivës së gjeneralit Khalifa Haftar, e ka shtuar rrezikun e pranisë së terroristëve në barkat me migrantë, që ia kanë mësyrë Italisë, ka thënë Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, duke shtuar se portet e shtetit të tij do të mbesin të mbyllura
“Infiltrimi terrorist nuk është më vetëm rrezik, por është diçka e sigurt: për këtë arsye, është detyrë e imja që ta përsëris se asnjë anijeje do t’i lejohet ankorimi në brigjet italiane”, ka thënë ai gjatë një interviste me një radiostacion italian, të mërkurën, raporton “Reuters”, transmeton “Koha Ditore”.
Salvini, lider i partisë kundër imigrantëve, “Liga”, nuk ka dashur të tregojë nëse qëndrimi i Italisë do të ndryshojë në rast të një lufte të madhe në Libi, pas anarkisë që ka mbërthyer shtetin, pas rrëzimit të diktatorit Muammar Gaddafi, më 2011.
-
Italia kërcënon se do të kthejë nga kanë ardhur refugjatët, nëse Evropa s’ruan mirë kufijtë
-
Libia refuzon kampet e refugjatëve, Italia mbyll portet
-
Prokuroria italiane kërkon 6 vjet burgim për ish-ministrin e Brendshëm
-
Italia vlerëson se 680 mijë emigrantë mund të kalojnë detin nga Libia
-
Salvinit i hiqet imunuteti