Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, vlerësoi të hënën veprimet ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, duke thënë se ato po degradonin aftësinë e Teheranit për të siguruar kapacitetin bërthamor dhe raketor balistik, por tha se vetë NATO nuk do të përfshihej.
"Është me të vërtetë e rëndësishme ajo që SHBA-të po bëjnë këtu, së bashku me Izraelin, sepse po shkatërrojnë, po degradojnë kapacitetin e Iranit për të siguruar kapacitetin bërthamor, kapacitetin raketor balistik", tha ai për televizionin gjerman ARD në Bruksel.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Nuk ka absolutisht asnjë plan që NATO të përfshihet në këtë ose të jetë pjesë e saj, përveçse aleatët individualë bëjnë çmos për të mundësuar atë që amerikanët po bëjnë së bashku me Izraelin", shtoi ai.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një intervistë për “CNN” gjatë ditës ka thënë se vala më e madhe e operacionit në Iran ende nuk ka ardhur.
“Po i shkatërrojmë shumë. Mendoj se po shkon shumë mirë. Është shumë e fuqishme. Kemi ushtrinë më të madhe në botë dhe po e përdorim atë. As nuk kemi filluar ende t’i godasim fortë. Vala më e madhe ende s’ka ndodhur. Vala e madhe vjen shpejt”, ka thënë Trump
Izraeli me përkrahje të SHBA-së nisën ofensivën në Iran të shtunën. Gjatë ofensivës u vranë dhjetëra udhëheqës iranianë, përfshirë edhe liderin suprem Ayatollah Ali Khamenei. Në kundërpërgjigje Irani ka goditur Izraelin e po ashtu bazat ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme.