Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një intervistë për “CNN” ka thënë se vala më e madhe e operacionit në Iran ende nuk ka ardhur.
“Po i shkatërrojmë shumë”, tha Trump. “Mendoj se po shkon shumë mirë. Është shumë e fuqishme. Kemi ushtrinë më të madhe në botë dhe po e përdorim atë. As nuk kemi filluar ende t’i godasim fortë. Vala më e madhe ende s’ka ndodhur. Vala e madhe vjen shpejt”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrump pritet të flasë së shpejti në një ceremoni të ndarjes së medaljeve të nderit në Shtëpinë e Bardhë.
Izraeli me përkrahje të SHBA-së nisën ofensivën në Iran të shtunën. Gjatë ofensivës u vranë dhjetëra udhëheqës iranianë, përfshirë edhe liderin suprem Ayatollah Ali Khamenei. Në kundërpërgjigje Irani ka goditur Izraelin e po ashtu bazat ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme.
I pyetur se sa gjatë lufta mund të zgjasë, Trump tha rreth një muaj.
“S’dua ta shoh të zgjas shumë. Gjithmonë kam menduar se do të zgjasë deri 4 javë. Jemi duke shkuar pak më shpejt”, tha Trump.
Për sulmet hakmarrëse ndaj shteteve fqinje arabe si Katari e Emiratet e Bashkuara Arabe, Trump tha se nuk ishte befasi e madhe,