Rusia ka publikuar një video përmes së cilës deklaron se raketat e saj Oreshnik me kapacitet bërthamor kanë hyrë në shërbim aktiv në Bjellorusi, aleati i saj fqinj, i cili gjithashtu ndan një kufi me vendet e NATO-s, Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë.
Putini ka pohuar se armët janë të pamundura për t'u kapur sepse shpejtësia e raketave supozohet të jetë më shumë se 10 herë më e lartë se shpejtësia e zërit, raporton The Guardian.
Ky veprim mund të lejojë që raketat bërthamore ruse të arrijnë objektivat evropiane më shpejt, nëse ruhen në një bazë në Bjellorusi.
Raketat e ndërmjetme kanë një rreze veprimi prej rreth 5,500 km, që do të thotë se ato mund të godasin kudo në Evropë ose në bregdetin perëndimor të SHBA-së nga Rusia.
Videoja e publikuar nga ministritë e Mbrojtjes të Rusisë dhe Bjellorusisë të martën nuk specifikoi se ku po vendosen sistemet e raketave në Bjellorusi, por tregoi se ato po transportoheshin në pyje dhe po kamufloheshin me rrjeta.
-
Rusia sulmon Kievin me raketën Oreshnik, të paktën katër të vdekur
-
Rusia godet Ukrainën me raketën me kapacitet bërthamor, “Oreshnik”
-
Shpërthime në Rusi, Ukraina për herë të parë përdor raketat “Flamingo”
-
Ukraina shkatërron raketën ruse që u cilësua “e paprekshme” nga Putini
-
Rusia testoi raketën e saj me energji bërthamore “Burevestnik”