Kanë vazhduar bombardimet e lagjeve periferike të Kievit edhe sot, derisa Ukraina ka bërë të ditur se forcat po mundohen ta rrethojnë tërësisht kryeqytetin që të mos lejohet furnizimi i qytetarëve.
Rusia ka vazhduar sulmet me raketa edhe në fundjavë, duke shënjestruar qytetet më të mëdha, ka konfirmuar një këshilltar i presidentit Volodimir Zelenski.
Vetë lideri ukrainas ka konfirmuar se është i gatshëm ta pranojë statusin e shtetit neutral si pjesë të marrëveshjes eventuale të paqes me Rusinë, por ka ngulmuar se ujdia duhet të hidhet paraprakisht në referendum popullor. Ai ka thënë se mund të lëshojë pe edhe për Donbasin, rajonin që kontrollohet pjesërisht nga separatistët pro-rusë.
Rusia, ndërkaq, po synon që ta ndajë Ukrainën në dy pjesë, duke ndjekur modelin korean të krijimit të dy shteteve, ka thënë shefi i inteligjencës ukrainase. Ai ka thënë se ky plan është hartuar pas dështimit të strategjisë fillestare ruse për ta rrëzuar Kievin dhe rrëzuar Qeverinë demokratike të Zelenskit.
Njëherësh, gazeta e pavarur ruse, “Novaya Gazeta”, ka marrë vendim që të mbyllet deri të përfundojë lufta në Ukrainë. Vendimi vjen pas zhvillimit të intervistës me presidentin Zelenski.
Njëherësh, po vazhdojnë përpjekjet për kthimin e palëve në tavolinën e bisedimeve. Rusia dhe Ukraina kanë konfirmuar se nesër do të takohen përfaqësuesit e tyre diplomatik në Stamboll pas nismës së re turke për ndërmjetësim.
Edhe
Zelensky: Rusia po heziton për një rund të ri bisedimesh
Kryetari i Mariupolit ka thënë se vendi është në prag të katastrofës së madhe humanitare nëse urgjentisht nuk sillen ndihma. Zelenski ka thënë se u ka thënë luftëtarëve ukrainas të dorëzohen, porse ata janë të gatshëm të luftojnë deri në vdekje për rrethimin rus.
Rusia po mundohet t’i përqendrojë sulmet e saj në rajonin lindor, ku ka një pjesë të kontrollit. Ukrainasit e shohin këtë si shenjë të dështimit të Rusisë për ta pushtuar shpejt Ukrainën.
-
Zelensky: Ukraina e gatshme t’i ndalë sulmet nëse Rusia ndalon goditjet në sektorin energjetik
-
Rusia sulmon rëndë Ukrainën, në mes të takimeve trelaterale për paqe
-
Rusia sulmon Ukrainën ndërsa vazhdojnë bisedimet me SHBA-në për t'i dhënë fund luftës
-
Zelensky zotohet të vazhdojë luftën nëse bisedimet e paqes dështojnë