Rusia ua ka ndaluar hyrjen 227 qytetarëve amerikanë, përfshirë zëdhënësin e departamentit të shtetit, Matthew Miller, ka bërë të ditur të enjten Ministria e Jashtme ruse.
Ndalesa e bërë publike në uebsajtin e ministrisë, përfshin edhe zëvendësministrat e Tregtisë, të Mbrojtjes dhe ata të Energjisë, e po ashtu edhe ish-ambasadorin në Rusi, John Sullivan, raportoi Reuters.
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Moska ka vendosur ndalesë të hyrjes për mijëra politikanë perëndimor, gazetarë dhe të tjerë, duke i akuzuar për qëndrime dhe veprime “rusofobike”.