Departamenti i Shtetit ua ka ndaluar hyrjen pesë evropianëve në SHBA, duke i akuzuar ata se kanë udhëhequr përpjekjet për të ushtruar presion mbi firmat e teknologjisë, për të censuruar ose shtypur pikëpamjet amerikane.
Vendimi shënon sulmin e fundit ndaj rregulloreve evropiane që synojnë gjuhën e urrejtjes dhe dezinformimin.
Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka thënë se pesë personat të cilëve u është ndaluar hyrja, e ku përfshihet edhe ish-komisionerin Evropian, Thierry Breton, kanë udhëhequr "përpjekje të organizuara për të detyruar platformat amerikane të censurojnë, demonetizojnë dhe shtypin pikëpamjet amerikane që ata i kundërshtojnë".
"Këta aktivistë radikalë dhe OJQ të armatosura kanë avancuar goditjet e censurës nga shtetet e huaja - në secilin rast duke synuar folësit amerikanë dhe kompanitë amerikane", ka thënë Rubio në një njoftim.
Në muajt e fundit, zyrtarët e Trumpit kanë urdhëruar diplomatët amerikanë të kundërshtojnë Aktin e Shërbimeve Dixhitale (DSA) të Bashkimit Evropian, i cili synon të luftojë gjuhën e urrejtjes dhe dezinformimin, por që Uashingtoni thotë se pengon lirinë e fjalës dhe imponon kosto për kompanitë amerikane të teknologjisë.
Masa e së martës është pjesë e një fushate të administratës Trump kundër ndikimit të huaj mbi fjalimin online, duke përdorur ligjin e imigracionit në vend të rregulloreve ose sanksioneve të platformave.
Sipas Aktit të Imigracionit dhe Kombësisë, atyre që janë në shënjestër në përgjithësi do t'u ndalohet hyrja në SHBA, dhe disa mund të përballen me procedura dëbimi nëse janë tashmë në vend.
Rubio nuk i emëroi ata që janë në shënjestër, por nënsekretarja për diplomacinë publike, Sarah Rogers i identifikoi ata në X, duke i akuzuar individët për "nxitje të censurës së fjalimit amerikan".
Pesë të emëruarit ishin: Imran Ahmed, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Kundërshtimin e Urrejtjes Dixhitale, Josephine Ballon dhe Anna-Lena von Hodenberg, udhëheqëse të HateAid, një organizatë gjermane, Clare Melford, e cila drejton Indeksin Global të Dezinformimit, dhe ish-komisioneri i BE-së Breton.