Rusia u ka dhënë shtetësinë 3.344 të huajve, duke filluar nga fillimi i këtij viti, sipas dekretit të nënshkruar nga presidenti rus, Vladimir Putin, i cili u jep pasaporta pjesëmarrësve në luftën e Rusisë në Ukrainë, si dhe anëtarëve të familjeve të tyre.
Përfaqësuesja zyrtare e Ministrisë së Brendshme të Rusisë, Irina Volk, i ka bërë shifrat të ditura të hënën.
Në bazë të dekretit, shtetësia i lejohet personelit ushtarak që e nënshkruan kontratën njëvjeçare me ushtrinë ruse, apo me formacionet ushtarake që luftojnë në Ukrainë.
Njëkohësisht, Rusia ka zbatuar ligje që mundësojnë heqjen e shtetësisë qytetarëve të neutralizuar që nuk pranojnë të regjistrohen për shërbim në ushtri.
Sipas Volk, rreth 1.117 rusë të neutralizuar e kanë humbur shtetësinë gjatë tetë muajve të parë të 2024-s.
Muajin e kaluar, Ministria e Brendshme e ka filluar ta zbatojë me forcë ligjin, duke e rritur numrin e heqjes së shtetësisë.
-
Rusia ofron para, liron të burgosur dhe josh të huaj për t’i plotësuar trupat e veta në Ukrainë
-
Putini pretendon se miliona njerëz në rajonet ukrainase janë pajisur me pasaporta ruse
-
Të huajt që luftojnë për Rusinë do ta marrin shtetësinë ruse
-
Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë nga 185 të burgosur lufte
-
Putini urdhëron rekrutimin më të madh ushtarak në 10 vjetët e fundit