Ministria e Jashtme ruse ka njoftuar të martën se do të tërheqë ambasadorët nga Sllovakia dhe tri vendet baltike, pa ofruar ndonjë arsyetim për vendimin.
Kryeministrat e Sllovakisë, Polonisë dhe Hungarisë kanë mbështetur të hënën dëbimin e diplomatëve rusë nga Republika Çeke, pasi që Praga ka pretenduar se dy spiunë rusë qëndrojnë prapa shpërthimit të vitit 2014 në një depo municionesh në vend, ku jetën kanë humbur dy persona.
Të premten e shkuar, shtetet baltike – Lituania, Letonia dhe Estonia – i janë bashkuar listës së gjerë të vendeve anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian në kërkesën për largimin e diplomatëve rusë lidhur me aktivitetet e pretenduara të spiunazhit.
Artikuj të ngjashëm