Granatimet ruse kanë shkaktuar një zjarr të madh në uzinë të kimikateve në qytetin kyç lindor të Severodonetskut, ku po zhvillohen luftime të ashpra, ka thënë guvernatori i rajonit.
Serhiy Haidai i tha TV ukrainas se zjarri i së shtunës filloi pas një rrjedhjeje dhjetëra tonësh nafte nga radiatorët e dëmtuar në uzinë.
“Uzina e kimikateve ka qenë nën granatime të rënda për orë të tëra”, tha Haidai, shkruan BBC-ja të dielën.
Ai nuk tha nëse ka viktima dhe nëse zjarri është shuar.
Zyrtarët ukrainas vlerësojnë se rreth 800 civilë janë duke u fshehur në strehimoret nëntokësore të bombave në të njëjtën uzinë.
Duke përshkruar situatën aktuale në Severodonetsk, Haidai tha se ishte “e vështirë, por nën kontroll”.
-
Luftime të ashpra në fabrikën e kimikaleve në Severodonetsk
-
Sulmet ajrore në Severodonetsk shkaktuan një shpërthim kimik
-
Rusët përparojnë në Severodonetsk, por qyteti mbetet nën kontrollin ukrainas
-
Digjet një fabrikë në Rusi, dyshohet për sulm nga Ukraina
-
Ukraina godet një rafineri nafte në rajonin rus të Krasnodarit