Një zjarr ka shpërthyer të martën në një fabrikë ruse, njoftoi “DailyMail”. Zjarri përfshiu një fabrikë kimike në Berdsk, në rajonin Novosibirsk, ndërsa dyshimet e para janë se bëhet fjalë për sulm nga trupat ukrainase.
Në pamjet e publikuara shihet tymi i zi që ngrihet nga objekti që digjet, ndërsa nuk u raportua për viktima. Në vend të ngjarjes kanë dalë rreth 50 zjarrfikës në një hapësirë prej 22 mijë metrash.
Sipas disa raporteve, zjarri filloi në produktet e polietilenit në katin e parë të ndërtesës.
Ky është nuk rasti i parë i djegies së fabrikave ruse. Që nga fillimi i pushtimit në Ukrainë, një varg objektesh, fabrikash e pompa derivatesh janë djegur, ndonëse Kievi zyrtar nuk mori përgjegjësi për dëmet.