Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia shtyn planet për referendum në territoret e okupuara

Autoritetet okupuese ruse në qytetin jugor të Ukrainës, Kherson, e kanë shtyer referendumin për t’iu bashkuar Rusisë, për shkaqe sigurie, raporton BBC.

“Kjo çështje është pauzuar për shkaqe sigurie”, ka thënë Kirill Stremousov, zëvendëskryetar i administratës ruse të vendosur në Kherson.

Ushtria e Ukrainës ka nisur kundërofenzivë në jug, ku Rusia planifikon referendume në Kherson e Zaporizhzhia.

Është bombarduar një urë kyçe në Kherson.

Duke folur për televizionin shtetëror rus, Stremousov ka thënë se granatimet ruse kanë dëmtuar urën Antonovskiy aq keq sa që veturat më nuk mund të kalojnë nëpër të.

Ai ka akuzuar se po sulmohen edhe civilët dhe infrastruktura e qytetit.

Edhe Ukraina godet një urë hekurudhore në Krime, në përpjekje për të izoluar gadishullin Botë 1 muaj më parë Ukraina godet një urë hekurudhore në Krime, në përpjekje për të izoluar gadishullin

Rusët ishin mbështetur te ura për të sjellë trupa dhe pajisje ushtarake në Kherson.

Ukraina ka vendosur lansuesit amerikan të raketave Himars për të larguar rusët nga qyteti.

Rusia më herët kishte bërë të ditura planet për referendum në territoret e okupuara, ngjashëm siç kishte vepruar me Krimenë në vitin 2014.