Inteligjenca britanike njoftoi të dielën se Rusia po synon të mbajë një referendum për bashkimin e rajonit ukrainas Kherson, me Rusinë.
Referendumi thuhet se do të mbahet vjeshtën e sivjetme, derisa përpjekjet u konsideruan antikushtetuese “për të legjitimuar kontrollin mbi rajon”.
Në deklarimin e autoriteteve britanike thuhet se Khersoni është rajon që së fundmi u fut në një pushtim të ri rus, në mënyrë më gjithëpërfshirëse që nga shkurti i 2022-s, kur nisi pushtimi rus.
“Gjetja e një zgjidhjeje kushtetuese për pushtimin ka mundësi të një objektivë politike-prioritare për Rusinë. Ka gjasa që ajo (Rusia v.j.) të bëjë manipulimin e votimeve për të arritur një rezultat të pranueshëm”, thuhet tutuje.
Khersoni numëron mbi 1 milion banorë, qindra fshatra e dhjetëra qytete. Në regjistrin e kryer në vitin 2001, 82 për qind e banorëve rezultuan ukrainas, 14 për qind rusë e 3 për qind nacionalitete të tjera.