Rusia ka zgjeruar listën e zyrtarëve të Bashkimit Evropian, të cilëve ua ndalon hyrjen në vend, si kundërpërgjigje ndaj atyre që i ka përshkruar si “sanksione të papranueshme” rreth helmimit të opozitarit, Alexei Navalny.
Ministria e Jashtme e Rusisë nuk i ka zbardhur emrat e zyrtarëve, por ka ftuar diplomatë të lartë nga ambasadat gjermane, suedeze dhe franceze për t’i njoftuar rreth reagimit ndaj sanksioneve të mes tetorit. Asokohe, BE-ja sanksionoi Moskën për shkak të tentimvrasjes së kritikut të Kremlinit, gjatë një udhëtimi me aeroplan nga Siberia në gusht. Ministria e Jashtme ruse ka njoftuar se Moska i ka marrë masat e njëjta që Brukseli i kishte zbatuar muaj më parë kundër zyrtarëve që dyshohet se kishin gisht në sulmin kundër Navalnyt. BE-ja dhe Britania sanksionuan gjashtë zyrtarë rusë dhe një qendër shkencore, të akuzuar për përdorimin e agjentin nervor ushtarak Noviçok kundër kritikut të presidentit, Vladimir Putin. Gjermania beson se Navalny u helmua me metodën klasike sovjetike të sulmit kundër kundërshtarëve të sistemit politik rus. Dëshmitë e reja kanë shpërfaqur përfshirjen e agjencisë ruse të inteligjencës, FSB, në këtë rast.
-
BE-ja sanksionon zyrtarët rusë për helmimin e Navalnyt
-
Tetë vende të BE-së bëjnë thirrje për sanksione ndaj Rusisë për vdekjen e Navalnyt
-
BE-ja propozon sanksione kundër Rusisë në emër të Navalnyt
-
SHBA-ja sanksionon katër rusë lidhur me helmimin e Navalnyt
-
Borrelli bën thirrje për lirimin e Navalnyt