Bashkimi Evropian sot ka marrë vendim që të sanksionojë gjashtë zyrtarë të lartë rusë dhe një entitet për helmimin e kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny.
E shtyrë nga Franca dhe Gjermania, Bashkimi Evropian ka sanksionuar zyrtarët e lartë rusë të afërt me Vladimir Putinin dhe një qendër shkencore hulumtuese, transmeton KOHA.
Navalny ishte helmuar më 20 gusht 2020 me agjentin nervor toksik të grupit “Noviçok” në Rusi.
“Sanksionet konsistojnë me ndalimin e udhëtimit në BE dhe ngrirjen e aseteve për gjashtë individët dhe ngrirjen e aseteve për qendrën shkencore. Për më tepër personave dhe entiteteve të BE-së u ndalohet që të vënë në dispozicion të tyre fonde”, thuhet në vendimin e Këshillit Evropian.
-
Rusia shënjestron zyrtarët e BE-së, sherri i mbrojtjes së Navalnyt
-
Tetë vende të BE-së bëjnë thirrje për sanksione ndaj Rusisë për vdekjen e Navalnyt
-
SHBA-ja sanksionon katër rusë lidhur me helmimin e Navalnyt
-
Komisioni Evropian bën thirrje për lirimin e Navalnyt
-
Britania sanksionon 7 shtetas rusë nën dyshimin për helmim të Alexei Navalnyt