Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Britania sanksionon 7 shtetas rusë nën dyshimin për helmim të Alexei Navalnyt

Shtatë shtetas rusë janë janë sanksionuar nga qeveria britanike për helmim të Alexei Navalnyt.

Kritiku më i madh i Kremlinit, Navalny, ishte sëmurë gjatë një fluturimi për në Moskë vitin e kaluar, ndërkohë që ishte konstatuar se ai ishte helmuar me nervin agjent, Novichok.

Ndërkohë, Navalny ishte arrestuar më 17 janar të këtij viti, derisa po kthehej nga Gjermania, ku kishte kaluar muaj duke u rikuperuar nga sulmi si pasojë e helmimit. Aktualisht, opozitari rus 45-vjeçar po mbahet në burg në Moskë.

Zyra e Jashtme britanike ka bërë të ditur të premten se shtatë të suspenduarit janë anëtarë të Shërbimi të Inteligjencës ruse.

Qeveria britanike beson se këta shtatë persona janë direkt përgjegjës për planifikim dhe helmim të Navalnyt, më 20 gusht të vitit të kaluar.

Edhe SHBA-ja sanksionon katër rusë lidhur me helmimin e Navalnyt Botë SHBA-ja sanksionon katër rusë lidhur me helmimin e Navalnyt

Navalny, një kundërshtar i madh i presidentit Vladimir Putin, fajëson Kremlinin për shënjestrimin e tij me Novichok - i njëjti agjent nervor i përdorur në helmimet në Salisburyt në 2018, për të cilin gjithashtu janë fajësuar shërbimet e inteligjencës ruse.

Hetuesi kundër korrupsionit ka miliona ndjekës rusë në mediat sociale dhe merr pjesë shpesh në protestat kundër qeverisë së Putinit, megjithëse ai nuk ka qenë në gjendje të sfidojë Presidentin në kutitë e votimit.