Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se Rusia duhet ta lirojë nga burgu opozitarin e Vladimir Putinit, Alexey Navalny.
Borrell ka përsëritur deklarimet e Bashkimit Evropian për lirimin e Navalnyt. Të shtunën mbushen dy vjet nga helmimi i Navalnyt. Navalny me shumë vështirësi i kishte shpëtuar atij sulmi, ndërsa ishte pretenduar se prapa sulmit është Rusia. Navalny ishte helmuar me një agjent nervor.
“Dy vjet pas tentim vrasjes ndaj Alexei Navalnyt, BE-ja vazhdon ta dënojë këtë sulm dhe persekutimin e Navalnyt dhe ekipit të tij. Dënojmë persekutimin dhe burgosjen e vazhdueshme të Navalny dhe anëtarëve të ekipit të tij”, thuhet në deklaratën e Borrellit në faqen zyrtare të BE-së.
-
Komisioni Evropian bën thirrje për lirimin e Navalnyt
-
Tetë vende të BE-së bëjnë thirrje për sanksione ndaj Rusisë për vdekjen e Navalnyt
-
Borrell: Putini nuk është Rusi, Rusia nuk është Putin
-
BE-ja propozon sanksione kundër Rusisë në emër të Navalnyt
-
Borrelli i shqetësuar për opozitarin rus, kërkon lirimin e tij