Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, derisa i ka shprehur ngushëllime Yulia Navalnaya, gruas së Alexei Navalnyt, i cili vdiq të premten në moshën 47-vjeçare në burg, ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin dhe regjimi i tij duhet të mbajnë përgjegjësi për vdekjen e liderit opozitar rus.
Duke e cituar gruan e aktivistit tashmë të ndjerë, Borrelli ka thënë se “Putini nuk është Rusi dhe Rusia nuk është Putin”.
“Ne do të vazhdojmë mbështetjen tonë për shoqërinë civile dhe mediat e pavarura të Rusisë”, ka thënë më tej ai në platformën X.
We expressed the EU’s deepest condolences to Yulia Navalnaya
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) February 19, 2024
Vladimir Putin & his regime will be held accountable for the death of Alexei @navalny
As Yulia said, Putin is not Russia. Russia is not Putin
We will continue our support to Russia’s civil society & independent media pic.twitter.com/LbXNerR9nI
Borrelli ka propozuar të hënën që BE-ja të riemërtojë regjimin e saj të sanksioneve për të drejtat e njeriut, i cili synon individët dhe entitetet përgjegjëse për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, në emrin e të ndjerit Navalny.
Se do të kërkohen më shumë sanksione kundër Rusisë për vdekjen e Navalnyt e ka thënë edhe ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, përpara një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së.
Edhe
Rusia u kërkon vendeve evropiane prova për akuzat se ka vrarë Navalnyn
Baerbock tha se shpreson që blloku 27-vendesh do të binte dakord për sanksione të reja kundër Rusisë së shpejti.