Parlamenti Evropian ka miratuar të enjten një rezolutë kundër shtypjes politike në Rusi dhe vdekjes së liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny.
Rezoluta u miratua me 506 vota pro, nëntë kundër dhe 32 abstenime.
Ligjvënësit evropianë diskutuan për çështje të tilla si nevoja për veprim të BE-së në mbështetje të të burgosurve politikë dhe shoqërisë civile të shtypur në Rusi, si dhe nevojës për mbështetjen e BE-së për Ukrainën, dy vjet pas fillimit të luftës atje, raportoi AP.
E veja e Navalny, Yulia Navalnaya iu drejtua Parlamentit Evropian të mërkurën dhe iu lut bllokut 27-vendesh që t'i kundërvihen presidentit rus, Vladimir Putin.
Udhëheqësi më i njohur i opozitës ruse Alexei Navalny vdiq papritur në një koloni burgu në fillim të këtij muaji, ndërsa vuante një dënim 19-vjeçar për akuzat për ekstremizëm. Varrimi i Navalny është caktuar që të mbahet të premten.
-
E ardhmja e opozitës ruse pas vdekjes së Alexei Navalnyt
-
Tetë vende të BE-së bëjnë thirrje për sanksione ndaj Rusisë për vdekjen e Navalnyt
-
Vdekja e opozitarit rus Navalny, mbahen homazhe në Prishtinë
-
Borrell: Putini nuk është Rusi, Rusia nuk është Putin
-
BE-ja propozon sanksione kundër Rusisë në emër të Navalnyt