Rusia planifikon së shpejti ta aneksojë qytetin-port të Ukrainës, Kherson, ka thënë një zyrtar i Kremlinit, raporton BBC.
Khersoni ishte një prej qyteteve të para që ra gjatë pushtimit rus të Ukrainës të filluar më 24 shkurt.
“Përfshirja e rajonit të Khersonit në Federatën Ruse do të realizohet plotësisht, ngjashëm me aneksimin e Krimesë”, ka thënë Sergei Kiriyenko, zëvendëskreu i parë i administratës së Moskës, bazuar në një raport që është qarkulluar nga deputeti rus Igor Kastyukevich.
Kiriyenko po ashtu ka thënë se pasaportat ruse do të nisen të shpërndahen në qytet së shpejti dhe do t’i ofrohen çdo qytetari të Khersonit që dëshiron shtetësinë ruse.
Ka pasur fjalë për referendum në Kherson që kur u pushtua nga forcat ruse në fillim të marsit.