Qytetarëve në rajonin ukrainas Kherson të pushtuar nga Rusia, po u bëhet presion që të pajisjen me dokumente ruse, raporton CNN.
Është thënë se atyre po u bastisen në shtëpi dhe po u kërkohet të pajisjen me patentëshoferë rusë dhe madje edhe me pasaporta ruse për në mënyrë që të jenë në gjendje të punojnë.
Zyrtari ukrainas Yury Sobolevskiy ka thënë se autoritetet ruse po kërkojnë që të eliminojnë çdo kundërshtim publik, para se të mbahet referendumi i orkestruar nga Moska.
Referendumi pritet të mbahet në javët e ardhshme.
Një referendum i tillë, që është kundërshtuar nga Kievi, por edhe nga vëzhguesit e pavarur, pritet t’ia hapë rrugën Moskës për të aneksuar rajonin.
Artikuj të ngjashëm
-
Mobilizimi rus mund të prekë edhe ukrainasit në territoret e pushtuara
-
Ukraina akuzon Rusinë se me forcë po i detyron banorët të votojnë në referendum
-
Rusia paralajmëron referendum për shkëputjen e rajonit Kherson
-
Rusia pretendon se së shpejti do ta aneksojë plotësisht Khersonin
-
Rusia planifikon të organizojë referendum në qytetin ukrainas Kherson