Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina po përgatitet ta marrë Khersonin

Rusia është duke dërguar më shumë trupa për ta mbrojtur qytetin kyç të Khersonit dhe mund të jetë duke u përgatitur për ta mbrojtur atë, ka thënë shefi i inteligjencës ukrainase, Kyrylo Budanov.

Rusia ka marrë Khersonin në ditët e para të luftës, por kohëve të fundit i është shtuar presioni pasi trupas ukrainase kanë avancuar në lumin Dnipro.

Autoritetet ruse në qytet kanë urdhëruar mijëra civilë të evakuohen.

Ushtria ruse është duke dërguar më shumë trupa dhe duke përgatitur rrugët për mbrojtje, ka thënë ai, duke shtuar se largimi i qytetarëve është një pretendim për ta shpëtuar fytyrën nëse Ukraina arrin ta marrë qytetin.

Rusia ka qenë duke avancuar në Kherson qysh në fillim të tetorit. Është thënë se ushtria ukrainase ka marrë rreth 90 fshatra me 12.000 njerëz.

Të hënën, zyrtarët e emëruar nga Rusia në Kherson njoftuan krijimin e njësive të milicisë, duke thënë se burrat do të kishin mundësinë për t’u bashkuar me ta.

Por Serhiy Bratchuk, një zëdhënës i ushtrisë ukrainase në Odesa, tha se kjo ishte një maskim për të rekrutuar banorë meshkuj në ushtrinë ruse.

Një humbje në Kherson do të ishte një pengesë e madhe për Rusinë.

Është kryeqyteti i një prej katër rajoneve që Presidenti Putin u përpoq të aneksonte pas referendumeve të vetëpërshkruara.

Artikuj të ngjashëm