Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se një delegacion rus do të jetë “te vendi” të mërkurën për raundin e ri të bisedimeve me Ukrainën, por nuk ka dhënë detaje shtesë për lokacionin apo format e diskutimit, raporton CNN.
“Këtë pasdite, vonë pasdite, delegacioni ynë do të jetë në vend për të pritur negociatorët ukrainas. Delegacioni ynë do të jetë i gatshëm të vazhdojë bisedimet sonte”, tha Peskov në konferencë për media.
Peskov ka refuzuar të hap detaje për lokacionin e bisedimeve. Të hënën, bisedimet mes delegacionit ukrainas dhe atij rus u mbajtën në Bjellorusi, në afërsi të kufirit me Ukrainës. Dy palët kanë biseduar për një armëpushim potencial, sipas këshilltarit të presidentit të Ukrainës, por nuk ka pasur rezultate konkrete kjo.
Zëdhënësi i Kremlinit, Peskov, ka thënë se nuk mund të parashikojë nëse delegacioni ukrainas do të paraqitet për bisedime.
“Shpresojmë që të ndodhë kjo”, tha Peskov.
-
Kremlini thotë se vazhdimi i bisedimeve me Ukrainën është në interesin e tij
-
Kremlini thotë se mund ta diskutojë çështjen e vendosjes së trupave evropiane në Ukrainë
-
Moska e mohon se ka një plan SHBA-Rusi për paqen në Ukrainë
-
Rusia nuk jep shenja për afrim të paqes në Ukrainë
-
Kremlini: S’pritet mrekulli në bisedimet për paqen në Stamboll