Botë

Rusia po përpiqet të ulë tensionet rreth Iranit, thotë Kremlini

peskov

Foto: Associated Press

Kremlini ka thënë të hënën se Rusia po përpiqet ende të ulë tensionet rreth Iranit dhe se prej kohësh kishte ofruar shërbimet e saj për të përpunuar ose ruajtur uraniumin e pasuruar të Iranit.

I pyetur nëse Rusia po diskutonte me Iranin dhe Shtetet e Bashkuara mundësinë e marrjes së uraniumit të pasuruar iranian, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë se "kjo temë ka qenë në agjendë për një kohë të gjatë”.

“Rusia ka ofruar shërbimet e saj prej një kohe të gjatë si një opsion i mundshëm që do të ndihmonte në zbutjen e tensioneve për një numër vendesh”, ka thënë Peskov.

“Aktualisht, Rusia po vazhdon përpjekjet e saj, duke mbajtur kontakte me të gjitha palët e përfshira dhe duke ruajtur gatishmërinë për të kontribuar në uljen sa më të madhe të tensioneve rreth Iranit,” ka shtuar ai.

Të dielën, lideri suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, ka paralajmëruar se një sulm amerikan ndaj Iranit do të shkaktonte luftë rajonale në Lindjen e Mesme.

E presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Irani është në “bisedime serioze” me SHBA-në. 

Tensionet SHBA-Iran janë shtuar sidomos pas dërgimit nga Trumpi të aeroplanmbajtëses USS Abraham Lincoln në ujërat e Lindjes së Mesme dhe kërcënimeve të tij për sulm ndaj Iranit.