Rusia është duke përgatitur 100,000 trupa të cilët mund të përdoren për një ofensivë të re në Ukrainë këtë verë, apo për të plotësuar njësitë e varfëruara, ka thënë komandanti i forcave tokësore të Ukrainës, General Oleksandr Pavliuk.
Ai i ka bërë këto komente pas përparimeve të forcave ruse në lindje të Ukrainës, më shumë se dy vjet pas fillimit të luftës, raportoi Reuters.
“Nuk do të jetë gjithsesi një ofensivë, ndoshta ata janë duke i plotësuar njësitë ku kanë mungesa, por ka mundësi edhe që ato t’i shfrytëzojnë edhe për ndonjë sulm këtë verë”, ka thënë Paviluk.
Në një shenjë të retorikës së ashpër në Rusi, Kremlini ka thënë të premten se tani e konsideron veten “si në luftë” për shkak të asaj që tha se ishte ndërhyrje perëndimore në anën e Ukrainës.
Zgjedhja e fjalëve shkoi përtej gjuhës së "operacionit special ushtarak" që ka përdorur deri më tani dhe mund të jetë pjesë e një ndryshimi për të përgatitur mendërisht njerëzit për një fazë të re të luftës.
Edhe
Gjenerali më i lartë i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklaruar këtë javë se Moska do të forcojë ushtrinë e saj duke shtuar dy ushtri të reja, dhe 30 formacione të reja deri në fund të këtij viti.
Ndërkohë, Ukraina përballet me mungesë municioni të rënduar për shkak të bllokimit në Kongresin e SHBA-së të një paketë të re ndihme, megjithëse Kievi shpreson të ketë municion të mjaftueshëm në prill, falë veçanërisht një nisme të udhëhequr nga Çekia për të ofruar predha artilerie.