Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Instituti amerikan: Rusia po bëhet gati për operacione luftarake

Rusia po përpiqet të krijojë një “rezervë strategjike”, për operacionet ofensive në pranverën e këtij viti, ka thënë një vëzhgues ushtarak ukrainas për Institutin Amerikan të Luftës.

Në raportin e publikuar të martën, Instituti tha se sipas informacioneve, Rusia s’po planifikon të pajisë formacione të reja me sasi të armëve dhe të pajisjeve për shkak të kufizimeve aktuale nga baza industriale e mbrojtjes ruse.

“Ky vlerësim është në përputhje me vlerësimin e Institutit se Rusia është në gjendje të mbarë ritmin aktual të operacioneve, por s’ka gjasa të mbështesë plotësisht një operacion sulmues të operacional në 2024-n”, thuhet në raport.

Instituti i Luftës ka theksuar se nëse Rusia do të niste operacionin ushtarak ndaj Ukrainës në pranverë, do t’i duhet një rezervë shumë e madhe e fuqisë punëtore dhe e pajisjeve.

Luftimet në Ukrainë po vazhdojnë. Trupat e ushtrisë ukrainase kanë paralajmëruar nisjen e një kundërofensive, por ende s’ka diçka të saktësuar.

Në anën tjetër, presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se do të vijojë me “operacionin special ushtarak” në Ukrainë.