Rusia ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se do të hakmerret, nëse forcat qeveritare të Sirisë sulmohen nga milicia siriane në lindje të vendit, që mbështeten nga SHBA-ja.
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov, i ka bërë këto komente, pesë ditë pasi koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të, pati thënë se avionët rusë kanë sulmuar focat ushtarake në provincën Deir al-Zor, duke plagosur disa ushtarë.
Vërejtjet e tij erdhën pas shqetësimeve se mund të ketë përballje në mes të forcave të mbështetura nga Rusia dhe atyre të mbështetura nga SHBA-të.
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, mbështesin grupe ushtarake të ndara në luftën në Siri.
Artikuj të ngjashëm
-
Lufta në Siri: SHBA i kundërpërgjigjet kërcënimit rus
-
Rusia dënon sulmet ajrore të Izraelit në Siri
-
Rusia kërcënon SHBA-në: Mos e ndihmoni ushtarakisht Izraelin
-
Rusia paralajmëron hakmarrje pasi thotë se u sulmua dy herë me raketa amerikane
-
Shtëpia e Bardhë zotohet për përgjigje nëse Rusia sulmon satelitët amerikanë