Policia ruse ka lëshuar një paralajmërim të fuqishëm kundër pjesëmarrësve në protestat e planifikuara për të dielën për të kërkuar lirimin e liderit opozitar, Alexei Navalny.
Paralajmërimi vjen pas arrestimit të të afërmve të Nalanvyt dhe gazetarëve dhe planit të policisë për të ndaluar lëvizje në qendër të Moskës të dielën.
Navalny është arrestuar më 17 janar pas kthimit në Rusi nga Gjermania, ku ka shpenzuar pesë muaj rikuperim nga helmimi që kishte pësuar. Arrestimi i tij zgjoi protesta në mbarë vendin një javë më parë në rreth 100 qytete, ndërsa afër 4,000 njerëz raportohet se janë arrestuar, shkruan AP.
Protestat e ardhshme në Moskë planifikohen në sheshin Lubyanka. Shërbimi Federal i Sigurisë, të cilin Navalny pretendon se e ka helmuar me një agjent nervor me urdhër të Kremlinit, është i vendosur në qendër të sheshit. Qeveria ruse ka mohuar të ketë pasur rol në helmimin e tij.
Policia e qytetit ka thënë se në pjesën më të madhe të qendrës së Moskës do të ketë ndalesa dhe shtatë stacione metrosh do të mbyllen të dielën. Restorantet në këtë zonë do të mbyllen dhe qendra tregtare e njohur, “GUM”, do të hapet vetëm në mbrëmje.
Edhe
Rusia përgatitet për protestat e paralajmëruara për Navalnyn, shtrëngon masat në kryeqytet
Zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme ruse, Irina Volk, citoi pandeminë me COVID-19 si lajmërim kundër protestave. Ajo tha se pjesëmarrësit që shkelin rregullat e pandemisë mund të përballen me akuza kriminale.