Mijëra protestues në Rusi kanë kaluar me orë të tëra nëpër automjete dhe korridore të stacioneve policore, pasi autoritetet nuk kanë pasur ku t’i vendosin të arrestuarit në protestat kundër burgosjes së opozitarit Alexei Navalny.
Më shumë se 10 mijë persona janë arrestuar nëpër Rusi gjatë protestave që nisën dy javë më parë, kur lideri opozitar u arrestua me t’u kthyer nga Gjermania. Sipas mediave, 4 mijë të arrestuar janë vetëm në Moskë.
Të arrestuarit nëpër protesta janë dënuar me disa javë burgim. Shumë prej tyre janë lënë nëpër automjetet transportuese deri në 20 orë, pasi që burgjet janë të mbushura me të arrestuar të tjerë.
Të gjitha burgjet e Moskës mund të akomodojnë 150 të arrestuar. Policia ka arrestuar 4 mijë protestues më 23 janar, ndërkaq edhe 5 mijë të tjerë më 31 janar. Gjatë protestave të së martës, që u nxitën nga burgosja e Navalnyt, janë arrestuar 1 mijë e 400 të tjerë, shumica në Moskë.