Marrëveshja për bisedimet Putin-Trump “në thelb është arritur”, ka thënë ndihmësi i Kremlinit, Yuri Ushakov, por ai ka minimizuar rëndësinë e samitit trepalësh me Zelenskyn.
Ushakov, ka thënë se të dy palët “në thelb kanë arritur” një marrëveshje për të mbajtur një takim midis Trumpit dhe Putinit “në ditët në vijim”.
"Tani po fillojmë përgatitje konkrete së bashku me kolegët tanë amerikanë", ka thënë ai në komentet e bëra për një televizion, raporton The Guardian.
Në komentet e tij, Ushakov sikur e ka minimizuar sugjerimin e SHBA-së se një takim trepalësh me Zelenskyn do të pasonte menjëherë pas tij.
"Sa i përket një takimi trepalësh, për të cilin për ndonjë arsye Uashingtoni po fliste dje, kjo ishte thjesht diçka e përmendur nga pala amerikane gjatë takimit në Kremlin. Por kjo nuk u diskutua. Pala ruse e la këtë opsion plotësisht pa koment", ka thënë Ushakov, një ndihmës kyç i Vladimir Putinit.
-
Trumpi i ofron ndihmë Putinit për arritjen e një marrëveshjeje me Ukrainën
-
Zelensky flet me Trumpin: Bisedimet duhet të çojnë në takim me Putinin
-
Kremlini mbështet Trumpin pas deklaratës së tij për Zelenskyn
-
Trumpi thotë se lufta Rusi – Ukrainë mund të përfundojë “për pak javë”
-
Trump: Do t’i takoj Putinin e Zelenskyn vetëm pasi të arrihet marrëveshja