Rusia ka vënë veton ndaj rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të premten në mbrëmje, me të cilën dënohej pushtimi i Ukrainës.
Votimi në Këshill pati 11 vota pro, një kundër dhe tri abstenime, përfshirë Kinën.
Rusia si anëtare e përhershme ka të drejtën e vetos.
Me rezolutë Këshilli i Sigurimit synonte të kërkonte tërheqjen e menjëhershme dhe të pakusht të trupave ushtarake ruse nga Ukraina.
“Mund të vëni veton ndaj rezolutës, por jo ndaj zërave tanë”, i ka thënë ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield përfaqësuesit rus. “Nuk mund t’ia vini veton popullit ukrainas”.
Artikuj të ngjashëm
-
Vetoja e Rusisë në OKB i jep fund monitorimit të sanksioneve kundër Koresë së Veriut
-
Dështojnë rezolutat e SHBA-së dhe Rusisë për Gazan
-
SHBA-ja ia vë veton rezolutës së Këshillit të Sigurimit për ndihma humanitare
-
Ndryshim në OKB, vetot do të diskutohen nga të gjitha shtetet
-
Rusisë i dështon rezoluta, pranon krizën humanitare në Ukrainë por jo edhe fajin