Ndërveprimi ushtarak i Rusisë me Korenë e Veriut (DPRK) nuk shkel të drejtën ndërkombëtare, ka deklaruar të mërkurën në Këshillin e Sigurimit, ambasadori i Rusisë në OKB, Vassily Nebenzia.
"Dëshiroj të nënvizoj se ndërveprimi rus me DPRK-në në ushtri dhe në fusha të tjera është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe nuk është një shkelje e saj", ka thënë Nebenzia, raporton Reuters.
Sipas tij, ky bashkëpunim nuk synon vende të treta.
NATO-ja e ka konfirmuar të hënën se Koreja e Veriut ka dërguar trupa në Rusi dhe se një pjesë e tyre tashmë janë vendosur në zonën kufitare me Ukrainën, në rajonin Kursk.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka deklaruar se ky veprim shënon përshkallëzim, teksa ka thënë se shënon po ashtu një dobësim të Rusisë në fushën e betejës.
Ndërkaq presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se përfshirja e Koresë së Veriut në Ukrainë po e shtyn luftën përtej kufijve të palëve ndërluftuese.
-
Pentagoni: S’ka kufizime të reja për përdorimin e armëve amerikane nga Ukraina
-
NATO-ja e konfirmon prezencën e trupave të Koresë së Veriut në kufi me Ukrainën
-
Putini nuk e mohon se Koreja e Veriut ka dërguar ushtarë në Rusi
-
Ukraina thotë ushtarët koreanoveriorë janë zhvendosur në Kursk të Rusisë
-
Lavrov: Rusia dhe Koreja e Veriut po punojnë për një rend të ri dhe të drejtë botëror