Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pentagoni: S’ka kufizime të reja për përdorimin e armëve amerikane nga Ukraina

Pentagoni

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të vendosin kufizime të reja rreth përdorimit të armëve amerikane nga Ukraina, nëse Koreja e Veriut i bashkohet betejës, ka thënë Pentagoni të hënën, pasi NATO-ja ka lajmëruar se janë vendosur njësi ushtarake verikoreane në rajonin Kursk të Rusisë.

Dërgimi i trupave nga Koreja e Veriut po i rrit shqetësimet e Perëndimit, se konflikti gati trevjeçar në Ukrainë mund të zgjerohet, edhe pse vëmendja po zhvendoset në Lindjen e Mesme, raporton Reuters.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo mund të jetë shenjë se Rusia shpreson t’i kompensojë humbjet e luftës dhe të vazhdojë të bëjë përfitime të ngadalta territoriale në Ukrainën lindore.

“Zhvillimi i bashkëpunimit ushtarak midis Rusisë dhe Koresë së Veriut është kërcënim për sigurinë Indo-Paqësore dhe Euro-Atlantike”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

Presidenti amerikan, Joe Biden i ka quajtur zhvillimet “të rrezikshme”.

Pentagoni ka vlerësuar se rreth 10 mijë trupa verikoreanë janë zhvendosur në Rusinë lindore për trajnim ushtarak.