Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pentagoni po shqyrton dërgimin në Lindje të Mesme të ndihmës ushtarake të paraparë për Ukrainën

Pentagoni

Foto: Associated Press

Pentagoni po shqyrton mundësinë që t'i dërgojë në Lindje të Mesme armët që fillimisht ishin menduar për Ukrainën, pasi lufta në Iran po i rrezikon furnizimet e disa prej municioneve më kritike të ushtrisë amerikane, ka raportuar të enjten Washington Post, duke cituar tre persona të njohur me çështjen.

Armët që mund t’u ndrshohet destinacioni përfshijnë raketa interceptuese të mbrojtjes ajrore të blera përmes një iniciative të NATO-s të nisur vitin e kaluar, sipas së cilës vendet partnere blejnë armë amerikane për Kievin, thotë raporti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky shqyrtim vjen ndërsa operacionet e SHBA-së në rajon janë intensifikuar. 

Admirali Brad Cooper, shefi i Komandës Qendrore që drejton forcat amerikane në Lindjen e Mesme, ka thënë të mërkurën se SHBA-ja kishte goditur mbi 10,000 objektiva brenda Iranit dhe se ishin në rrugën e duhur për të kufizuar aftësinë e Iranit për të projektuar pushtet jashtë kufijve të tij.

Një zëdhënës i Pentagonit i ka thënë gazetës se Departamenti i Mbrojtjes do të "sigurojë që forcat amerikane dhe ato të aleatëve dhe partnerëve të kenë atë që u nevojitet për të luftuar dhe fituar".