Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja e pashqetësuar për sulmin e Ukrainës brenda Rusisë

Ukraina

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë të shqetësuara për avancimin e forcave ukrainase në rajonin rus Kursk, ka thënë të premten zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh.

Sipas saj, nëse presidenti rus Vladimir Putin do ta shtensionojë situatën mund t’i tërheqë trupat nga Ukraina.

“Jo, sepse në fund të ditës, Ukraina po lufton për territorin e saj sovran që është nën sulm nga një vend fqinj. Pra, nëse duam të ulim tensionet, siç kemi thënë që nga fillimi, mënyra më e mirë për ta bërë këtë është që Putini të marrë vendim sot për tërheqjen e forcave të tij nga Ukraina”, ka thënë Singh kur u pyet për përshkallëzimin e mundshëm të tensioneve për shkak të hyrjes së forcave ukrainase në rajonin e Kurskut.

Zëdhënësja e Pentagonit theksoi se Ukraina po bën gjithçka për të vazhduar çlirimin e territorit të saj sovran dhe ngjarjet në rajonin e Kurskut përshtaten në këtë skenar.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën me sistemet që i duhen. Ne nuk e shohim këtë si një përshkallëzim në asnjë kuptim. Ukraina po bën atë që duhet të bëjë për të qenë e suksesshme në fushën e betejës”, ka thënë ajo.

Edhe Ushtarët ukrainas në Kursk nuk janë të rrethuar, pavarësisht pretendimeve të Putinit dhe Trumpit Botë Ushtarët ukrainas në Kursk nuk janë të rrethuar, pavarësisht pretendimeve të Putinit dhe Trumpit

Ajo theksoi se përparimi i Ukrainës në rajonin e Kurskut është në përputhje me politikën e SHBA-së, megjithëse vuri në dukje se SHBA-ja është ende kundër sulmeve me rreze të gjatë në territorin rus.

Luftimet në rajonin rus Kursk kanë hyrë në ditën e katërt radhazi. Megjithëse nuk ka informacione të sakta, ushtria ukrainase thuhet se ka depërtuar 35 kilometra thellë në territorin rus.