Vladimir Putin nuk iu përgjigj direkt pyetjes nëse Koreja e Veriut ka dërguar ushtarë në Rusi, duke këmbëngulur se i takonte Moskës se si ta zbatonte marrëveshjen e mbrojtjes reciproke me Phenianin.
Duke folur në mbylljen e samitit të BRICS-it në Kazan, ai akuzoi Perëndimin për përshkallëzimin e luftës në Ukrainë dhe shtoi se ata po “jetojnë në një iluzion” nëse mendojnë se mund t’i shkaktojnë disfatë strategjike Rusisë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se kanë parë prova që Koreja e Veriut kishte dërguar 3 mijë trupa në Rusi për vendosje të mundshme në Ukrainë, lëvizje që mund ta vështirësojë pozitën e ukrainasve që po përballem me mungesë ushtarësh.
I pyetur nga një gazetar në lidhje me imazhet satelitore që tregojnë lëvizjet e trupave të Koresë së Veriut, Putini u shpreh: “Imazhet janë gjë serioze. Nëse ka imazhe, atëherë ato pasqyrojnë diçka”.
Ai përsëriti pretendimet se Perëndimi kishte përshkallëzuar krizën në Ukrainë dhe shtoi se oficerët dhe instruktorët e NATO-s ishin të përfshirë drejtpërdrejt në luftën në Ukrainë.
“Ne e dimë se kush është i pranishëm atje, nga cilat vende evropiane të NATO-s dhe si e kryejnë këtë punë”, ka shtuar Putin.
-
Putini e fton Kim Jong Un-in për vizitë në Moskë
-
Koreja e Veriut mund të dërgojë trupa shtesë në Ukrainë gjatë verës, thotë ajo e Jugut
-
Koreja e Veriut konfirmon dërgimin e trupave të saj në luftën në Ukrainë
-
Koreja e Veriut ka dërguar edhe 3,000 ushtarë në Rusi, sipas Seulit
-
Koreja e Veriut ka dërguar trupa të reja në Ukrainë, njofton Seuli zyrtar