Kremlini është i shqetësuar për rritjen e aktivitetit të forcave të NATO-s në Arktik, raporton agjencia ruse e lajmeve TASS, duke cituar ambasadorin rus, Nikolai Korchunov.
Korchunov e përshkoi aktivitetin e fundit në rajon si një “shkak shqetësimi” dhe tha se “nuk kontribuoi në sigurinë e rajonit”.
Ai vazhdoi duke thënë se një aktivitet i tillë rrit rrezikun e “incidenteve të padëshiruara” të cilat përveç rreziqeve të sigurisë, mund të shkaktojnë edhe dëme serioze në ekosistemin e Arktikut.
Korchunov nuk specifikoi se çfarë lloj incidenti mund t’i referohej, por komentet e tij vijnë disa javë pasi Finlanda dhe Suedia kryen stërvitje të kombinuara ushtarake të NATO-s.
Artikuj të ngjashëm
-
Inteligjenca lituane: Rusia po i zgjeron njësitë ushtarake në kufijtë e NATO-s
-
Rreziku nga Rusia - Britania do të dyfishojë praninë ushtarake në Norvegji
-
Rusia “plotësisht e gatshme” për luftën me NATO-n në Arktik
-
Kremlini për vizitën e Stoltenbergut në Kaukazin Jugor: Zgjerimi i bllokut s’do të vendosë stabilitet
-
Kremlini i përgjigjet Macronit për dërgimin e trupave të NATO-s në Ukrainë