Duke komentuar vizitën e kreut të NATO-s Jens Stoltenberg në rajonin jugor të Kaukazit, Kremlini ka thënë se përpjekjet e bllokut për të zgjeruar prezencën e në zonë nuk do të sjellin stabilitet në rajon, shkruan Reuters.
Stoltenbergu të martën ka përfunduar vizitën tre ditore gjatë të cilës ka mbajtur takime me liderët e Azerbajxhanit, Gjeorgjisë dhe Armenisë, të gjitha këto të sunduara dikur nga Moska dhe pjesë e Bashkimit Sovjetik.
“Përpjekjet e NATO-s për të zgjeruar influencën dhe prezencën e saj nuk kanë gjasa të sjellin stabilitet”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një telefonatë me reporterët të martën.
Peskovi ka thënë se Kremlini ka qenë duke e monitoruar vizitën e Stoltenbergut, por se “kontaktet e tilla janë e drejtë sovrane e shteteve të Kaukazit”.
Edhe pse Rusia ka qenë fuqia dominuese në Kaukazin Jugor, tashmë është duke konkurruar për influencë në këto vende, së bashku me Turqinë, Iranin dhe Perëndimin.
-
NATO: S’lejojmë të rrezikohet siguria e Ballkanit Perëndimor, është jetike për stabilitetin tonë
-
Kremlini e quan “përshkallëzim” deklaratën e Stoltenbergut për armët bërthamore
-
Perëndimi po përballet me një aleancë autoritare, thotë Stoltenberg
-
Stoltenbergu viziton Armeninë, bën thirrje për paqe me Azerbajxhanin
-
NATO-ja u bën thirrje Kosovës e Serbisë të shmangin fjalorin nxitës