Inteligjenca lituane ka njoftuar se Rusia është duke i zgjeruar njësitet e saj ushtarake në kufirin me NATO-n.
Në raportin vjetor për kërcënimet e sigurisë, Inteligjenca e Lituanisë ka specifikuar se Rusia mund t’i përdorë ato si qendra në një konflikt potencial me NATO-n, pas luftës në Ukrainë.
Raporti specifikon gjithashtu që në rast se Rusisë i hiqen sanksionet, atëherë ajo mundet që brenda gjashtë vjetësh të jetë e gatshme për konflikt ushtarak në shkallë të gjerë me Aleancën Veriatlantike.
Publikimi i raportit është bërë një ditë pasi Finlanda anëtare e NATO-s ka njoftuar se planifikon ta shfuqizojë ndalesën e kahershme për të pranuar në territorin e saj armë bërthamore.
Veprimi, që mund ta hapë mundësinë për vendosjen e këtyre armëve në Finlandë për kohë luftërash, ka nxitur menjëherë reagimin e Rusisë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka kërcënuar se, në këtë opsion, Rusia do t’i kundërpërgjigjej Finlandës, duke paralajmëruar se veprimi do të rezultonte me përshkallëzim të tensioneve në kontinentin evropian.
-
Lituania thotë se Rusia po planifikon sulme në infrastrukturë
-
Inteligjenca daneze: Rusia mund të sulmojë një shtet të NATO-s brenda disa muajsh
-
Inteligjenca evropiane paralajmëron për veprime vendimtare të Moskës kundër NATO-s
-
Rusia mund të falsifikojë sinjalet GPS thellë brenda Evropës, thotë Lituania
-
Pse Gjermania po stacionon prani ushtarake në Lituani