---
description: Inteligjenca lituane ka njoftuar se Rusia është duke i zgjeruar njësitet e saj ushtarake në kufirin me NATO-n. Në raportin vjetor për kërcënimet e sigurisë, Int
title: "Inteligjenca lituane: Rusia po i zgjeron njësitë ushtarake në kufijtë e NATO-s"
image: https://resources.koha.net/images/2026/February/08/9c2b9f07-62b9-4929-9c7b-88041df0f8e9.webp?w=1200&r=fill&q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Inteligjenca lituane: Rusia po i zgjeron njësitë ushtarake në kufijtë e NATO-s

![Vladimir Putin](https://resources.koha.net/images/2026/February/08/9c2b9f07-62b9-4929-9c7b-88041df0f8e9.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Associated Press

- 6 mars 2026 23:30
- Shpërndaje në:

- 6 mars 2026 23:30
- Shpërndaje në:

Inteligjenca lituane ka njoftuar se Rusia është duke i zgjeruar njësitet e saj ushtarake në kufirin me NATO-n. 

Në raportin vjetor për kërcënimet e sigurisë, Inteligjenca e Lituanisë ka specifikuar se Rusia mund t’i përdorë ato si qendra në një konflikt potencial me NATO-n, pas luftës në Ukrainë.

 Raporti specifikon gjithashtu që në rast se Rusisë i hiqen sanksionet, atëherë ajo mundet që brenda gjashtë vjetësh të jetë e gatshme për konflikt ushtarak në shkallë të gjerë me Aleancën Veriatlantike. 

Publikimi i raportit është bërë një ditë pasi Finlanda anëtare e NATO-s ka njoftuar se planifikon ta shfuqizojë ndalesën e kahershme për të pranuar në territorin e saj armë bërthamore. 

Veprimi, që mund ta hapë mundësinë për vendosjen e këtyre armëve në Finlandë për kohë luftërash, ka nxitur menjëherë reagimin e Rusisë. 

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka kërcënuar se, në këtë opsion, Rusia do t’i kundërpërgjigjej Finlandës, duke paralajmëruar se veprimi do të rezultonte me përshkallëzim të tensioneve në kontinentin evropian.

[#lituania](https://www.koha.net/tag/lituania) [#Rusia](https://www.koha.net/tag/rusia) [#nato](https://www.koha.net/tag/nato) [#inteligjenca](https://www.koha.net/tag/inteligjenca)

Artikuj të ngjashëm

- [![Lituania thotë se Rusia po planifikon sulme në infrastrukturë](https://resources.koha.net/images/2026/July/15/0661e7b3-9cf3-40d3-aa2f-48bb516af9a6.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 15 kor 2026 Lituania thotë se Rusia po planifikon sulme në infrastrukturë](https://www.koha.net/bote/lituania-thote-se-rusia-po-planifikon-sulme-ne-infrastrukture)
- [![Kremlini paralajmëron Lituaninë lidhur me heqjen e ndalimit për armët bërthamore](https://resources.koha.net/images/2026/October/06/051b135a-e4cc-4e06-91e6-0280635e147e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 6 tet 2026 Kremlini paralajmëron Lituaninë lidhur me heqjen e ndalimit për armët bërthamore](https://www.koha.net/bote/kremlini-paralajmeron-lituanine-lidhur-me-heqjen-e-ndalimit-per-armet-berthamore)
- [![Putini kërcënon sërish Perëndimin me armë bërthamore](https://resources.koha.net/images/2026/September/02/088f3000-66d7-4000-8b23-56ece378204a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 1 tet 2026 Putini kërcënon sërish Perëndimin me armë bërthamore](https://www.koha.net/bote/putini-kercenon-serish-perendimin-me-arme-berthamore)
- [![Rusia lëshon paralajmërim bërthamor për NATO-n](https://resources.koha.net/images/2026/September/30/15e7e15b-56ca-403e-be53-8fcc30096b23.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 30 sht 2026 Rusia lëshon paralajmërim bërthamor për NATO-n](https://www.koha.net/bote/rusia-leshon-paralajmerim-berthamor-per-nato-n)
- [![Inteligjenca daneze: Rusia mund të sulmojë një shtet të NATO-s brenda disa muajsh](https://resources.koha.net/images/2026/September/24/446ecbba-15a0-4888-b305-b6e7c2927685.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 24 sht 2026 Inteligjenca daneze: Rusia mund të sulmojë një shtet të NATO-s brenda disa muajsh](https://www.koha.net/bote/inteligjenca-daneze-rusia-mund-te-sulmoje-nje-shtet-te-nato-s-brenda-disa-muajsh)

[Futboll.]() [Raçi shënon golin e fitores për Hajdukun e Splitit](https://www.koha.net/futboll/raci-shenon-golin-e-fitores-per-hajdukun-e-splitit)

[Futboll.]() [Tjetër fitore për Lazion, që vazhdon si lidere](https://www.koha.net/futboll/tjeter-fitore-per-lazion-qe-vazhdon-si-lidere)

[Luftarake.]() [Milot Gashi, i bronztë në Kupën Evropiane për kadetë në Selanik](https://www.koha.net/luftarake/milot-gashi-i-bronzte-ne-kupen-evropiane-per-kadete-ne-selanik)

[Futboll.]() [Fitore e vështirë e Galatasarayt ndaj Samsunsporit](https://www.koha.net/futboll/fitore-e-veshtire-e-galatasarayt-ndaj-samsunsporit)

[Futboll.]() [Asistimi i parë i edicionit për Qazim Laçin](https://www.koha.net/futboll/asistimi-i-pare-i-edicionit-per-qazim-lacin)

[Kulturë.]() [Dioqeza Rashkë-Prizren kërkon ndryshime në Projektligjin për Inspektoratin e Trashëgimisë Kulturore](https://www.koha.net/kulture/dioqeza-rashke-prizren-kerkon-ndryshime-ne-projektligjin-per-inspektoratin-e-trashegimise-kulturore)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Inteligjenca lituane: Rusia po i zgjeron njësitë ushtarake në kufijtë e NATO-s","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/inteligjenca-lituane-rusia-po-i-zgjeron-njesite-ushtarake-ne-kufijte-e-nato-s","datePublished":"2026-03-06T23:30:00+01:00","dateModified":"2026-07-11T14:45:04+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":198,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Inteligjenca lituane ka njoftuar se Rusia është duke i zgjeruar njësitet e saj ushtarake në kufirin me NATO-n. Në raportin vjetor për kërcënimet e sigurisë, Int","url":"https://www.koha.net/bote/inteligjenca-lituane-rusia-po-i-zgjeron-njesite-ushtarake-ne-kufijte-e-nato-s","keywords":"lituania, Rusia, nato, inteligjenca","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/February/08/9c2b9f07-62b9-4929-9c7b-88041df0f8e9.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
