Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka thënë se Rusia ka marrë dërgesa të raketave balistike nga Irani dhe "do t'i përdorë ato brenda javësh në Ukrainë kundër ukrainasve”.
Blinkeni ka deklaruar se Washingtoni e ka paralajmëruar Teheranin publikisht dhe privatisht se sigurimi i raketave balistike do të "përbënte një përshkallëzim dramatik".
"Ky zhvillim dhe bashkëpunimi në rritje midis Rusisë dhe Iranit kërcënon sigurinë evropiane dhe tregon se si ndikimi destabilizues i Iranit arrin shumë përtej Lindjes së Mesme”, ka thënë Blinkeni në një konferencë të përbashkët me homologun e tij britanik, David Lammy.
Blinken ka paralajmëruar gjithashtu se SHBA-ja do të shpallë sanksione të reja ndaj Iranit.
Edhe sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, e quajti furnizimin me raketa balistike nga Irani në Rusi, “përshkallëzim”.
Dy kryediplomatët kanë paralajmëruar një vizitë të përbashkët në Kiev.
-
Blinken: Dërguam fshehurazi armë në Ukrainë para se të niste lufta
-
BE-ja thotë se ka informata të besueshme se Irani furnizoi Rusinë me dronë e raketa
-
Teherani nuk ka dërguar raketa në Rusi, thotë ministri i Jashtëm iranian
-
Blinken dhe Lammy arrijnë në Kiev derisa Ukraina shton presionin për armët me rreze të gjata
-
Britania, Franca dhe Gjermania sanksionojnë Iranin