Bashkimi Evropian ka bërë të ditur të enjten se i është dhënë "informacion i besueshëm" se Irani ka dorëzuar dronë dhe raketa në Rusi.
BE-ja e cilësoi veprimin si një "përshkallëzim të mëtejshëm ushtarak" si nga Rusia ashtu edhe nga Irani, raporton AP.
“Mund të them vetëm se dorëzimi i armatimit iranian qofshin dronë, por në këtë rast edhe raketa, ka shumë të ngjarë të kontribuojnë në përshkallëzimin e fushatës ushtarake ruse kundër popullit ukrainas, duke synuar më shumë qytete ukrainase, duke synuar më shumë objektiva civile në Ukrainë”, ka deklaruar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano të enjten gjatë një konference për shtyp.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka deklaruar gjatë një vizite në Londër të martën se Irani ka furnizuar Rusinë me raketa balistike.
Blinken dhe sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy e cilësuan veprimin si një “përshkallëzim të rrezikshëm”.
Menjehërë pas deklaratave të Blinkenit dhe Lammyt, Britania, Franca dhe Gjermania i vendosen sanksione Iranit. Të njëjtin veprim më pas e ndërmori edhe SHBA-ja.
-
BE-ja thotë se ka informacione të besueshme se Irani i ka dërguar raketa Rusisë
-
BE-ja vendos sanksione ndaj Iranit për furnizim të Rusisë me armë
-
Teherani nuk ka dërguar raketa në Rusi, thotë ministri i Jashtëm iranian
-
Britania, Franca dhe Gjermania sanksionojnë Iranin
-
Rusia është furnizuar nga Irani me raketa balistike, thotë Blinkeni