Një zyrtar perëndimor ka konfirmuar të shtunën se Rusia ka riorganizuar komandën e operacioneve të saj në Ukrainë, me gjeneralin e ri që ka pasur përvojë të gjerë në operacionet luftarake në Siri.
Duke folur për Gordon Corera të BBC-së në kushte anonimiteti, burimi ka thënë se komandanti i distriktit ushtarak jugor të Rusisë, gjenerali Alexander Dvornikov, tani drejton pushtimin.
“Ky komandant ka shumë përvojë në operacionet ruse në Siri. Pra, ne do të presim që komanda dhe kontrolli i përgjithshëm të përmirësohet”, ka thënë burimi.
Vendosja e re u bë në një përpjekje për të përmirësuar koordinimin midis njësive të ndryshme, pasi grupet ruse më parë ishin organizuar dhe komanduar veçmas, ka bërë të ditur zyrtari.
Rusia deri më tani ka luftuar për të arritur qëllimet e saj të luftës 44 ditë pas pushtimit, duke dështuar të pushtojë qytetet kryesore si Kievi përpara se të kthejë përfundimisht syrin në rajonin e Donbasit në lindje.
“Nëse Rusia nuk është në gjendje të ndryshojë taktikat e saj, është shumë e vështirë të shihet se si ata ia dalin edhe në këto objektiva të kufizuara që i kanë rivendosur vetë”, ka shtuar zyrtari.
-
Gjenerali që bombardoi Sirinë - fytyra e re e luftës ruse në Ukrainë
-
Inteligjenca britanike: Komandanti i ri rus në Ukrainë do të ketë telashe
-
Putini emëron komandant të luftës në Ukrainë
-
Plani i dyshimtë i Rusisë për pushtimin e Ukrainës lindore
-
Gjenerali më i lartë i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse