Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia do të hapë qendrën e regjistrimit të luftës në kufirin me Gjeorgjinë

Rusia do të hapë një qendër ushtrie në kufirin me Gjeorgjinë, ku janë krijuar radhë masive teksa burrat rusë përpiqen të largohen nga vendi për të shmangur dërgimin për të luftuar në Ukrainë.

Oficerët në vendkalimin Verkhniy Lars do t’i ftojnë qytetarët e moshës madhore për të luftuar, thonë autoritetet, shkruan BBC-ja të mërkurën.

Imazhet e fundit satelitore kanë treguar radhët që shkojnë me kilometra larg Rusisë.

Të gjithë ata që kalojnë në Gjeorgji duken të rraskapitur, raporton BBC-ja.

Ata janë të uritur dhe të privuar nga gjumi, por të lehtësuar që kanë arritur sigurinë, thotë Rayhan Demytrie. Njerëzit kanë ardhur në grupe duke ecur, duke tërhequr zvarrë valixhet e tyre pas tyre. Të tjerë kanë mbërritur me makina ose me biçikleta.

Edhe Rusët presin mbi 20 orë për ta kaluar kufirin me Gjeorgjinë, ia mësyjnë BE-së Botë Rusët presin mbi 20 orë për ta kaluar kufirin me Gjeorgjinë, ia mësyjnë BE-së

Dima dhe Zhenya, dy vëllezër në fillim të të 20-ave, thanë se kishin udhëtuar për ditë nga Bashkiria rreth 1500 km në lindje të kryeqytetit Moskë.