Gjeorgjia të martën ka shënuar 15 vjetorin e luftës me Rusinë. Lufta pesëditore e vitit 2008, la të vdekur 164 ushtarë dhe civilë gjeorgjianë ndërsa mijëra të tjerë u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre.
Në këtë luftë, Gjeorgjia humbi kontrollin e dy provincave të saj separatiste, Ossetias së Jugut dhe Abkhazias, të cilat Rusia tani i njeh si shtete të pavarura dhe ku është e pranishme edhe ushtarakisht.
Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zourabichvili, ka thënë se Rusia po përdor mjete ushtarake dhe masa shtrënguese për të luftuar kundër pavarësisë së Gjeorgjisë.
Ndërkohë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka thënë se Ukraina solidarizohet me kombin gjeorgjian. Zyrtarët e lartë të Gjeorgjisë, të martën vendosen lule, në varrezat e ushtarëve të vrarë. / AP
-
16 vjet më parë, Kaukazi ndryshoi përgjithmonë
-
Mbi 31.000 ushtarë ukrainas kanë vdekur gjatë dy viteve të fundit të luftës
-
Rusia do të hapë qendrën e regjistrimit të luftës në kufirin me Gjeorgjinë
-
Dita e Pavarësisë në Ukrainë shënohet në heshtje, mes frikës për sulme nga Rusia
-
Katër vjet luftë, Ukraina e lodhur por e vendosur